Gazetar: Evi Shkopi
– Advertisements –
Fatmir Limani, veprimtar i njohur dhe kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit për Komunën e Kërçovës, sot zyrtarisht u bë pjesë e Lëvizjes Besa. Ai tha me këtë subjekt politik e kanë bashkuar synimet e përbashkëta, ndër të cilat lufta kundër korrupsionit si dhe ndërtimi i një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Limani tha kishte vendosur që të mos krijojë subjekt të ri politik për të mos sjellë përçarje të votës së shqiptarëve, shkruan Alsat.
“Arsyeja e vetme dhe kryesore që bëhem bashkë me një nga subjektet politike të opozitës është që mos shkaktohet edhe një përçarje tjetër e votës shqiptare.09:51 Qëllimi i kyçjes time në politikë, konkretisht në Lëvizjen Besa nuk është për të ndërtuar karrierë politike, por për të ndërtuar një gjeneratë të re politikanësh ku profesionalizmi do të jetë çelësi kryesor I ngritjes dhe zhvillimi të tyre në karrierë. Unë vendosa që kyçje time në politikë ta bëj duke forcuar faktorin opozitar”, tha Fatmir Limani.
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, tha se ky është hapi i parë në forcimin e strukturave të kësaj partie, para kongresit që do të mbahet në mars. Megjithatë, nuk shpalosi të dhëna nëse janë në bisedime me individë të tjerë që mund të kenë shfaqur interes për të iu bashkuar kësaj partie politike.
Ndryshe, Fatmir Limani gjatë qeverisjes së BDI-së ishte zëvendësdrejtor në ELEM prej nga u shkarkua nga detyra ndërsa njihet edhe si pjesëtar i atij që njihet si “grupi i zjarrit” së bashku disa zyrtar të lartë të BDI-së, të cilët shprehën pakënaqësi ndaj qeverisjes së partisë së Ahmeti dhe në veçanti me emërimet e saj në ekzekutiv. Fatmir Limani mbahet mend për mesazhin drejtuar Ali Ahmetit, “reflekto dhe mos e digj jorganin për një plesht, mos e humb Izet Mexhitin sepse dërgon me vetëdije BDI-në në histori”./Alsat.mk