
Kryetari i degës së BDI-së në Strugë, Faton Pollozhani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Mickoski për mosndërtimin e rrugës Trebenishtë-Qafë-Thanë, përkatësisht lidhjen e Strugës me autostradën Ohër-Kërçovë. Sipas Pollozhanit deklarata e kryeministrit konfirmon shqetësimet e ngritura më herët lidhur me realizimin e plotë të Korridori 8. Ai thotë se çështja nuk është më lokale, por thelbësisht strategjike.
“Ndërprerja ose mosrealizimi i një segmenti kyç e cenon funksionalitetin e të gjithë korridorit dhe vë në pikëpyetje rolin e tij si lidhje e rëndësishme infrastrukturore në rajon. Është e nevojshme që institucionet të ofrojnë qartësi të plotë mbi statusin aktual të projektit, arsyet reale të ndryshimeve të mundshme dhe hapat konkretë për garantimin e vazhdimësisë së tij”, reagon Pollozhani.



