Fatura marramendëse e sterilizimit

Qytetarët shqiptarë i paguajnë kompanisë koncesionare SaniService Sh.p.k deri në 275 euro për çdo operacion që kryhet në spitalet publike të Shqipërisë, përfshirë lindjen natyrale.

 

SYRI.net publikon për herë të parë në mënyrë, kontratën e shumëpërfolur të koncesionit për sterilizmin e pajisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacionit. Kontrata parashikon në detaje termat financiare të koncesionit, fatura e të cilit nuk ka kufij të sipërm dhe mund të rritet pambarimisht. Edhe pse qeveria ka deklaruar si vlerë totale të koncesionit shifrën 9.6 miliardë lekë, ajo është vetëm shuma minimale që i garantohet koncesionarit privat. Fatura reale e koncesionit mund të jetë dukshëm më e larët, pasi për çdo operacion që do të kryhet në spitalet publike deri në vitin 2025, kompania SaniService do të arkëtojë nga 100-275 euro. Kjo tarifë do të paguhet jo vetëm për ndërhyrjet kirurgjikale, por edhe për lindjet natyrale dhe aktivitetet invazive në shërbimin ambulator.

Çmimet

Çmimet që buxheti i paguan kompanisë koncesionare janë të parashikuara në nenin 7 të Kontratës së Koncesionit që qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë SaniService. Sipas këtij neni, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor i paguan kompanisë që ka koncesionin e sterilizimit; 37 mijë e 700 lekë për çdo ndërhyrje me kompleksitet të lartë, 22 mijë e 300 lekë për çdo operacion me kompleksitet të mesëm dhe 13 mijë e 900 lekë ose 100 euro për çdo ndërhyrje të lehtë që kryhet në spitalet publike të Shqipërisë.

Por kompania koncesionare nuk merr para vetëm për operacionet. Ajo paguhet nga buxheti i shtetit 1 090 lekë për çdo paketim me material të sterilizuar me temperaturë të ulët dhe 266 lekë për çdo paketim në autoklavë me avull. Por këto çmime janë vetëm për vitin e parë të koncesionit. Në kontratë është parashikuar se ato do të rriten çdo vit duke u indeksuar me inflacionin zyrtar që publikon Instituti i Statistikave. Fatura totale e koncesionit 10 vjeçar të sterilizimit është e paparashikueshme, për shkak se askush nuk mund të parashikojë se sa do të jetë numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet publike të Shqipërisë deri në vitin 2025-ën. Por e sigurtë është se ajo do të jetë dukshëm më e lartë nga vlera 9.6 miliardë lekë, që qeveria ka deklaruar deri më tani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme