Favore e manipulime: 78 studentë më shumë pranohen në Fakultetin e Mjekësisë këtë vit

Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë gjatë këtij viti ka pranuar 504 studentë të rinj në nivelin bachelor, 78 më shumë se vitin e kaluar. Vendimi për pranimin e më shumë studentëve po kritikohet edhe më tej, pasi po vlerësohet se mund të ketë pasur favore në pranimin e disa studentëve.

78 studentë, më shumë se vitin e kaluar, janë pranuar gjatë vitit akademik 2019 – 2020 në nivelin bachelor, në Fakultetin e Mjekësisë, pasi ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në korrik të këtij viti kishte marrë vendim që të rritet numri i studentëve në këtë fakultet.

Këtë vendim në atë kohë e kishte kritikuar Këshilli Shtetëror i Cilësisë, anëtarët e të cilit kishin vlerësuar se një gjë e tillë paraqiste ndërhyrje politike, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Por as reagimi i tyre nuk e kishte ndalur ish-ministrin Bytyqi që të mos e miratonte kërkesën e Senatit të Universitetit të Prishtinës për rritjen e numrit të studentëve të rinj në këtë fakultet.

Njohës të shëndetësisë kanë shfaqur dyshime për manipulime dhe për favore për këtë vendim të marrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme