Bedri Fazli nga BDI, në Magazina Ekonomike në Alsat ka folur edhe në lidhje me 100 mijë eurot që partia e tij do t’i shpenzojë për një koncert.
Ai nuk ka dhënë informacione shtesë në lidhje me paratë, derisa ka thënë se nuk e di sa është ajo shumë.
“Unë këtë informacion nuk e kam se sa do të kushtojë manifestimi i BDI-së, por një është fakt se BDI, feston 20-vjetorin e saj në skenën politike në vendin tonë, dhe i keni parë edhe reklamat që shkojnë se qytetarët janë të kënaqur me veprimin tonë politik”, ka thënë Fazli.
Tutje autori i emisionit Ile Petrevski e ka pyetur Fazlin se “ato para nuk janë të buxhetit shtetëror, sigurisht kanë ndonjë fond të tyre. Ato janë para partiake, pse duhet të shpenzohen për një gjë të tillë?”
“Nuk e di sa është ajo shumë”, ishte përgjigja e vetme e Fazlit./ Alsat.mk