Portali i njohur, BIRN, ka publikuar një analizë të gjatë, ku theksohet se duhet një hetim më i thellë për skandalin Rama-McGonigal.
Shkrimi nis dhe përfundon me një krahasim, që tregon se Edi Rama në këtë rast ia ka kaluar edhe ‘Kumbarit’ të Korleoneve.
“Shërbimet që McGonigal duket se i dha politikës shqiptare e çojnë lojën në një nivel krejt të ri.
Te Kumbari, politika e SHBA-së paraqitet si e tillë që është në xhepin e Korleones. Por McGonigal mori udhëtimet e paguara – dhe me shumë gjasa edhe shumë para të thata – ndërsa ishte zyrtar i lartë i FBI-së së “pakorruptueshme.”
Nëse çështja kufizohet te akuzat për modeklarim, pa hetime të mëtejshme se kush pagoi për udhëtimet e tij dhe pse, kjo nuk do të ndihmojë imazhin e SHBA-së nëpër botë.
Dështimi për të kryer një hetim shumëdrejtimësh mbi kush e pagoi atë dhe pse mund të dërgojë një mesazh të qartë te batakçinjtë e shumtë nëpër botë se FBI nuk e meriton më reputacionin si institucion i pakorruptueshëm”, thekson BIRN.
© SYRI.net