Nga Fejzi Hajdari
Pas dështimit (apo “shtyerjes se Regjistrimit”), dy gjera u betonuan ne skenen politike ne Shkup:
1. Faktori politik maqedonas kur jane ne pyetje vendimet e medha me peshë per shtetin, NUK I BËN HESAP AS PËR PESË PARE partitë politike shqiptare ne qeveri, ndërkohë që e pyet opozitën maqedonase. Pra, opozita maqedonase eshte shume me e rendesishme se sa partite shqiptare ne qeveri
2. Me numrin e shqiptareve gjithmone do te manipulohet ne kontekst negativ, me qellim qe kurre te mos dihet numri i saktë. E keqja qendron ne faktin se, faktori politik shqiptar veshtire se do te mund ta kushtezoj nepermjet rruges institucionale faktorin maqedonas, sepse keta te fundit jane ne gjendje edhe ta zhbëjnë shtetin, vetem e vetem te mos dihet numri i sakte i shqiptareve.
P.S. Mungesa e Ali Ahmetit dhe konsultimi i tij vetëm nga distanaca, tregon se projekti për shkrirjen e BDi-së në parti maqedonase tashmë ka filluar. Dilema e vetme është se në cilën parti maqedonase është duke u shkrirë partia blu, apo në të dyja nga pak?/sakte.net