Barcelona siguroi shërbimet e Joao Felixit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, me lojtarin që raportohet se refuzoi disa oferta për të plotësuar ëndrrën e tij.
Sulmuesi portugez kaloi në formë huazimi nga Atletico Madridi, teksa në marrëveshje nuk është përfshirë asnjë opsion blerjeje.
Ishte raportuar se Felixit i munguan ofertat nga klubet tjera, por sipas “Mundo Deportivo”, ai refuzoi deri në katër oferta për t’iu bashkuar “Blaugranëve”.
23-vjeçari besohej do të huazohej në Arabinë Saudite nëse dështon kalimi i tij te Barça. Oferta ishte nga Al-Hilal.
Për ish-sulmuesin e Benficas thuhet se interesimi nuk mungoi as nga Premierliga.
Përveç Aston Villas, siç raportohej shpesh, edhe Manchester United e Liverpool ishin të interesuar për shërbimet e tij.
Tani do të jetë në dorën e Felixit të dëshmojë veten te Barcelona dhe pastaj të shoh se cili mund të jetë hapi i radhës në karrierën e tij.
Pas përfundimit të sezonit, reprezentuesi i Portugalisë duhet të rikthehet te Atletico Madridi, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.