Një fëmijë i mitur rreth 3 vjeç është gjendur nga forcat e posaçme Shqiponja. Fëmija është larguar nga shtëpia pa dijeninë e prindërve ndërkohë ishte duke luajtur poshtë pallatit.
Fëmija ishte larguar rreth 3 km nga banesa në drejtim të universitetit ndërkohë që rezulton se ai banonte në lagjen ‘Vullnetari’. Gatishmëria e menjëhershme e forcave ‘Shqiponja’ ka bërë që fëmija 3 vjeç të gjendet brenda një ore dhe ti dorëzohet familjarëve./GSH



