Fëmijët presin me padurim 1 prillin, institucionet nuk bënë asnjë organizim

LEXO EDHE:

Gazetare: Evi Shkopi

Fëmijët presin me padurim 1 prillin për t’u maskuar si heronjtë e tyre të preferuar.

Ndryshe nga vitet tjera, në qendër të qytetit nuk pati asnjë organizim që do të gëzonte më shumë heronjtë e vegjël, shkruan Alsat.

Disa prej tyre kishin përzgjedhur të vishen si personazhe të frikshëm.

Të shoqëruar nga prindërit ata kishin dalë në shesh, por koha me shi  u pamundësoi që të qëndronin gjatë kohë aty.

“Kisha një kostum Spiderman, por më vinte i vogël, andaj mami më bleu këtë”, thekson një fëmijë.

“Jam magjistar. Më pëlqejnë sepse bëjnë magji”, thotë një fëmijë.

Prindërit thonë se sot institucionet duhet të ishin përkujdesur që të organizojnë aktivitete argëtuese për fëmijët, sepse të vegjlit e presin më padurim këtë ditë.

“Po, po, të paktën në shesh në ajër të pastër për fëmijët dhe jo nëpër qendra tregtare”, tha një prind.

“Duhet, duhet, patjetër. Madje duhet të kishin një organizim edhe në shkollë, por nuk e di përse e kanë anuluar. Por, patjetër që duhet është më interesante për fëmijët, por edhe për ne të rriturit”, thotë një prind./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme