Fëmijët që kërkojnë lëmoshë, një dukuri gjithmonë në rritje

Gazetare: Ilmie Zhaku

Çdo ditë e më shumë numri i fëmijëve të cilët kërkojnë lëmoshë në rrugët e qytetit është në rritje, duke e bërë këtë një fenomen që nuk po i gjendet një zgjidhje.

Shkaqet kryesore që çojnë deri tek dalja e minorenëve në rrugë për të kërkuar lëmoshë është padyshim varfëria, por edhe niveli i ulët i arsimimit të prindërve të këtyre fëmijëve të cilët i detyrojnë të zgjasin dorën për lëmoshë, tha në emisionin Ftesë në Studio Rezak Jakupi, prof.dr i shkencave shoqërore sociologjike.

“Kjo dukuri është mëse evidente, është një dukuri e cila imponohet nga vetë rrethanat dhe kushtet që krijohen në shoqëri, kushtet elementare janë nga më të ndryshmet, një nga faktorët është edhe dis harmonimi i marrëdhënieve në familje, arsimimi i ulët i prindërve të cilët i detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë duke u arsyetuar se e bëjnë për mbijetesë. Por në esencë sipas hulumtimeve shkencore, kryesore dhe esenciale si problem ështe varfëria”, theksoi Rezak jakupi, sociolog.

Jakupi theksoi se fëmijët të cilët dalin të kërkojnë lëmoshë që në moshë të vogël, mësohen e të bëhen të varur dhe janë të prirë të vazhdojnë të njëjtën edhe kur të rriten, sepse në vend që këta fëmijë të kenë rutinën e tyre të të shkuarit në shkollë, rruga bëhet vendi i tyre i punës. Ai thotë se mund të gjendet një zgjidhje duke u hapur qendra riedukimi ose të lajmërohen dhe dënohen prindërit që detyrojnë fëmijët të dalin në rrugë.
/Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme