Femrat serbe rrihen mes vete në Kamenicë, lëndohet keq njëra

Një femër e komunitetit serb ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë të këmbës) pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër po ashtu e komunitetit serb.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës ku viktima është dërguar në tretman mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Lëndime të rënda trupore (frakturë të këmbës) ka pësuar viktima femër K/Serbe, pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje të çastit është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K/Serbe. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme