Feraj: Duhet të mësohemi me dhunën policore, kryeministri qëllim ka pas vendosjen e pushtetit

Politologu Hysamedin Feraj  këtë të hënë i ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit ka komentuar shoqërimin e aktivistëve të aleancës për Teatrin. Feraj në fjalën e tij ka theksoj se tashmë në vendin tonë një gjë e tillë është bërë normale dhe ne duket të mësohemi me dhunën e policisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Rama është një lidër që duket se qëllimi i tij ka qenë të ecë në këtë drejtim për të vendosur pushtetin e tij.

Sipas Feraj këtë e tregoi në fjalimin e tij që ka bërë pas kthimit nga SHBA ku renditi një pas një të gjithë protestat që ka kaluar, nga të cilat nuk ka ngel klasë e shoqërisë pa u dhunuar.

Tani kërkohet një mbështetje dhe jo thjesht të kundërshtosh.  Projekti i tij ka qenë që të ecë në këtë drejtim që po ecën, sido që të sillej policia derisa të vendosë pushtetin e tij ai mesa duket është i qartë. Unë kam parasysh fjalën e tij pas vrasjes së Klodian Rashës ku ka renditur protestat që është përballur që nga marrja e pushtetit e deri më sot.

Siç ishte ajo e armëve kimike që u tërhoq se mesa duket nuk ishte gati që të përballej dhunshëm, ai numëroi se për 7 vite ishte përballur me protestat e studentëve, me grevën e minatorëve të naftëtarëve, nuk ka ngelur ndonjë grup social që nuk ka provuar dhunën policore, janë rrahuar minatorë, janë rrahur studentë, janë rrahuar biznesmenë. Protestat nuk ka gjë që i ndal te ne qytetari është i dobët, polici justifikohet se thotë se më pushojnë nga puna dhe i duhet të mbajë familjen po ashtu edhe nënpunësi dhe në këtë mënyrë ne po bëjmë që të ndikojmë te fëmijët duke bërë që ti bëjmë të ndihen fajtorë pse ekzistojnë”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka folur dhe në lidhje me vizitën e presidentes në Detyrë të Kosovës në Shqipëri, Vjosa Osmani ku theksoi se qëndrimet e saj ishin të qarta dhe nxorën në pah mbështetjen që Rama i bën Vuçiç.

Qëndrimet e Vjosa Osmanit nuk kanë rëndësi nëse do të jenë të përhershme, ajo kërkon katër pika të qarta, duke i shtuar heqjen dorë të qeverisë shqiptare nga pastrimi i figurës së Serbisë, Osmani e sfidoi kryeministrin e Shqipërisë që të deklarohej në lidhje me planet e qeverisë serbe. Ajo sfidoi marrëdhëniet e ngushta të Ramës dhe Vuçiç që ka acaruar dhe mbështetësit e politikës serbe në Shqipëri, Rama tashmë është në funksionin e Marko Gjuriç, ai është për Kosovën dhe ky është për Shqipërinë.

Largimi i një përfaqësuesi politik nga një vend ku flitet është mënyra e mesazhit se ai nuk pajtohet me mesazhin që flitet aty”, ka thënë Feraj./abcnews.al

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme