Feraj i VV-së i pamëshirshëm: Thaçi në Hagë, dëmi i fundit i tij për Kosovën

Ideologu i VV-së nga Shqipëria, Hysamedin Feraj, ka thënë se shkuarja e Hashim Thaçit në Hagë është dëmi i fundit që ky i fundit po ia bën Kosovës.

“Me vajtjen e Thaçit në Gjykatën Speciale, është bërë dëmi i fundit prej tij në Kosovë, pasi të gjitha mediet botërore kanë në faqet e para lajmin e paraqitjes së presidentit tashmë të dorëhequr të Kosovës që paraqitet në gjykatë”, tha Feraj, përcjell Periskopi.

“Për ne (si Lëvizje Vetëvendosje) ka qenë e pritshme, por për krijuesit e saj nuk ka qenë kështu, ata mendonin se Gjykata do të përqendrohej ndaj ushtarëve të thjeshtë apo ndaj komandantëve që nuk ishin bërë pjesë e makinerisë shtetërore dhe u ndodhën disi të habitur që vërtetë gjykata u krijua për peshqit e mëdhenj,” shtoi më tej ai.

Feraj iu shmang komenteve juridike të çështjes të akuzave ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, por këmbënguli se çështja kryesore për Kosovën tanimë është “puna për ligjshmërinë dhe rikthimit te themeli i demokracisë, zgjedhjet”.“Për ta mund të jetë shans që disa vende janë vakante dhe mund t’i zënë këta, mund ta quajnë edhe fatmirësi që mund t’i rishpërndajnë mes tyre. Papjekuria politike dhe institucionale e këtyre partive [të pushtetit] mund t’ia shtojnë problemet Kosovës,” – shtoi akademiku Feraj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme