Fërçkoski: Pa PSP-në nuk ka stabilitet në Maqedoni

Profesori Ljubomir Fërçkovski në një debat në televizionin 21, deklaroi se PSP-së mund t’i vazhdohet mandati, nëse shumica në Kuvend vendosin dhe gjithashtu mund që gjithë ligjet që kërkon Katica Janeva, si ai për dëshmitarët e mbrojtur të votohen në mënyrë identike dhe OBRM-PDUKM-ja, sipas tij nuk mund t’i bllokojë.

Fërçkovski kërkoi që në zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatat e Maqedonisë, të përfshihen faktorët ndërkombëtarë dhe të përfundojnë një herë e përgjithmonë pohimet – gjykatësit tonë, gjykatësit tuaj.

Ai gjithashtu tha se PSP-ja nuk është pengesë për Qeverinë e re, por atë e quajti kusht të domosdoshëm dhe si institucioni i vetëm përmes së cilës Maqedonia mund të dalë nga kriza politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme