Një person nga Ferizaj është arrestuar të martën pasi që i njëjti kishte rrahur gruan e tij.
Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë, pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurori është dërguar në mbajtje”.