Feroxhi: Zgjidhja e krizës kusht kyç për progres në eurointegrimin

Zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është me rëndësi me qëllim që vendi të mund të vazhdojë me procesin reformues, i cili është kusht kyç për progres të mëtutjeshëm të rrugës drejt eurointegrimit. Jam i bindur se Maqedonia do të gjejë zgjidhje të bazuar në Kushtetutë dhe në parimet e demokracisë funksionale, thotë drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi i cili sot po qëndron në Maqedoni me ftesë të MPJ-së.

“Jam i njohur me krizën politike e cila tani është në qendër të debatit kritik në Maqedoni. U mbetet partive politike para së gjithash, edhe forcave politike në Maqedoni të gjejnë zgjidhje për krizën politike. BE është e interesuar për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës”, theksoi Feroxhi i cili njëherit distancohet nga sugjerimet se si kjo mund të arrihet.

Ai theksoi se edhe vendi i tij ka përvojë me kriza të shumta politike lidhur me formimin e qeverive.

Lidhur me negociatat për integrimet, ne, thekson ai, dëshirojmë të jemi të ashpër, por të drejtë dhe ta respektojmë parimin e raportit të drejtë. “Në një mënyrë apo tjetër, për shkak të, do të thoja, shkaqeve subjektive, raporti ndaj Maqedonisë nuk ishte shumë i drejtë. Por, kjo nuk do të thotë se do të ndalemi këtu. Tuneli me të vërtetë është shumë i gjatë, por në fund ka dritë”, thotë Feroxhi i cili në MPJ mbajti edhe ligjeratë me temë “Bashkimi Evropian si udhëkryq: Sfidat e reja 60 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, perspektivat e Ballkanit Perëndimor”.

Ai jep koment edhe për deklaratën e kryetarit të KE-së Junker se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij.

“Unë nuk jam politikan dhe mund të lejoj të them se mendoj që ai ishte gabim. Ishte e qartë se asnjë vend nuk do të mund ta përfundojë procesin e integrimit në ato pesë vite, por mënyra më të cilën ajo aq brutalisht iu ishte paralajmëruar vendeve, mendoj se ishte e gabuar.Kohë më aprë edhe Komisioni evropian prezantoi një dokument me pesë skenare të mundshme për ardhmërinë e Evropës, dhe në të nuk ishte përmendur zgjerimi, që gjithashtu ishte vërejtur. Është e qartë se nëse leni vakuum në një hapësirë të caktuar, vende të tjera do të vijnë ta plotësojnë atë hapësirë të zbrazët. Nuk do të doja tani të cek cilat janë ato vende, por mendoj se për të gjithë është e qartë se cilat janë ato”, deklaroi ambasadori duke aluduar në zgjerimin e mundur të ndikimit të Federatës ruse në Ballkan.

Sipas tij, procesi i zgjerimit është në hije të një sërë sfidave të brendshme me të cilat është ballafaquar BE-ja si ndikim i vazhdueshëm i krizës ekonomike dhe financiare prej vitit 2008, 2009, shkalla e lartë e papunësisë dhe e borxhit publik në disa prej vendeve, problemi i sistemimit të emigrantëve të cilët vijnë prej Mesdheut dhe Afrikës, siguria edhe e brendshme edhe jashtme, si dhe pakënaqësia rritëse tek opinioni lidhur me projektin e BE-së.

“Këto janë një pjesë e shkaqeve për të cilat bëhet e vështirë për BE-në që t’i implementojë obligimet e veta që i ndërmori në vitin 2003 për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. Shpresoj se sapo t’i zgjidhim problemet tona, ndërsa vlerësoj se do të ndodh shumë shpejtë, do të kemi mundësi t’i kthehemi çështjes së zgjerimit të BE-së me qasje shumë më të hapur dhe më konstruktive”, thotë diplomati italian.

I pyetur për euroskepticizmin në rritje në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht në Maqedoni, Feroxhi thotë se është i vetëdijshëm për frustracionin në rritje për shkak të mangësisë prej progresit në procesin e qasjes, por është i bindur se Unioni do të ketë mundësi që së shpejti ta ndryshojë situatën.

Në kuadër të ngjarjes u nënshkrua edhe memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim midis Institutit të Maqedonisë për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme dhe Institutit italian për çështje të jashtme nga drejtorët e instituteve, Abdulkadër Memedi dhe Ferdinando Neli Feroxhi, ndërsa në foajenë e MPJ u prezentua edhe ekspozita me temë “Union akoma më i afërt”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme