“Ferrari” të vjedhur nga Italia në Shqipëri, në kërkim një shqiptar dhe një italian

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Një rrjet trafikimi mjetesh të vjedhura është zbuluar sot nga policia e Tiranës, duke sekuestruar një automjet tip “Ferrari” dhe shpalljen në kërkim të dy personave, mes tyre një italian.

 

S.P. 29 vjeç dhe italiani Filippo Guaraldi, 36 vjeç.

Shtetasi italian dyshohet se ka trafikuar në mënyrë të paligjshme në Republikën e Shqipërisë mjetin tip “Ferrari”, i dyshuar i vjedhur në Itali.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është ndihmuar nga shtetasi S. P. për kryerjen e këtij veprimi të paligjshëm.