Gazetar: Avni Tahiri
Atmosfera festive për ditën e flamurit filloi që nga më të vegjlit, shkruan Alsat.
Të veshur me veshje kombëtarë fëmijët e çerdhesh Borëbardha kishin përgatitur shfaqje për prindërit për nderë të festes së 28 nëntorit.
“Këtë vit fëmijët e grupit 3-4 vjeçar të edukatores Valdeta, së bashku me prindit shënojmë manifestimin dhe siç mund të shihni janë përgatitur ushqime tradicionale shqiptare dhe fëmijët do të marrin pjesë me prezantimet e tyre që t’i befasojnë prindërit”, tha Narel Salihi Buki – Drejtore e çerdhes “Borëbardha” Çair.
Manifestimi nuk mungonte as në Gjimnazin Zeflush Marku.
Edhe gjimnazistët ishin veshur me veshje kombëtare dhe po festonin së bashku me profesorët e tyre.
“Urime gjithë shqiptarëve anembanë botës nga Zeflush Marku”, tha një nxënës.
“Sot e festojmë 28 nëntorin si të gjithë shqiptarët që festojnë kudo që janë në botë”, u shpreh një nxënës tjetër.
“Jemi viti i dytë, urime festa, është feste që duhet respektuar patjetër”, tha një nxënës.
“Sot festojmë njërën nder festat më të mëdha të historisë tonë kombëtare 28 nëntori, ditën e pavarësisë, ditën e flamurit, për ndër të kësaj feste bëjmë organizime duke nderuar këtë ditë, dëshmorët dhe flamurin , së bashku me kolegë profesor dhe me nxënës e kemi organizuar një program me atmosferë siç e shihni edhe ju”, tha Bekim Trolli – ndihmës drejtor në Zeflush Marku.
111 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, pos në Shkup u shënua edhe në vendbanimet e tjera të banuara me shqiptarë.
Ndërkohë flamuri kombëtar, ashtu siç e parasheh ligji, u vendos nëpër rrugët e Komunave ku mbi 50 për qind e popullatës janë shqiptarë./ Alsat.mk