Festat e fundvitit, dekorimi i kryeqendrës nisi sot / Qytetarët nuk presin dekorim madhështor

Gazetar: Avni Tahiri

Jo në shtator siç premtoi Arsovska vitin e kaluar, por dekorimi i kryeqytetit nisi sot. Qytetarët thonë se Shkupi pa zbukurime duket i zymtë. Pjesa tjetër nuk presin dekorim madhështor. Druajnë se do të jetë skandaloz sikurse vitin e kaluar. Qyteti i Shkupi nuk tregon se sa buxhet ka ndarë për dekorimin dhe festat e fundvitit.
“Vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit ishte mjaft i komentuar për dekorimin e festave të fund vitit por edhe për shtëpizat të cilat u hoqën diku nga mesi i prillit të këtij viti. Pikërisht sot këto shtëpiza janë duke u vendosur por edhe pse është 4 dhjetor përsëri mungon dekorimi në qendër të Shkupit”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Të pyetur nga Alsat, qytetarët thonë se Shkupi pa dekorime duket i zymtë. Pjesa tjetër nuk presim që dekorimi të jetë më i veçantë se vitin e kaluar, i cili ishte mjaft i zbetë, madje u bë objekt talljeje edhe në mediat e rajonit.

“A mungon dekorimi i vitit të ri në Shkup? Po. Shumë zymtë duket, nuk e di çfarë është aq shtrenjtë që të mos dekorohet. Nuk e di përse vuajmë nga Danella…”, u shpreh një qytetare.

“Është e zbrazët ajo që nuk ka dekorim dhe na mungon sepse kam edhe nipër që nuk mund t’i sjell këtu, çfarë do të shohin këtu! Më herët ishte më mirë, kishte për të ngrënë dhe baba dimër, ja afrohet viti i ri”, tha një tjetër qytetare.

“Mungon sigurisht dekorimi, tani më është koha dhe duhet komuna të reagoje në kohë. Shtëpizat e njëjta i vendosin çdo vit dhe nuk e di a do të ketë ndonjë ndryshim këtë vit por do shohim. Pritni ndonjë ndryshim? Jo, nuk pres. Siç shkojnë punët me transportin publik dhe gjithçka, nuk pres asnjë ndryshim”, deklaroi një qytetar.

Pas kritikave të shumta për dekorimin me vonesë të Shkupit vitin e kaluar, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska pati deklaruar së në vitin 2024, Shkupi do të filloje të dekorohet për vitin e ri që nga muaji shtator.

“U premtoj qytetarëve që vitin e ardhshëm do të fillojmë dekorimin nga 20 shtatori. Që të jetë në kohë e dekoruar dhe të mos ndjehen se nuk kemi filluar në kohë nësë ai është problem kryesor”, deklaroi Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.

Por, Arsovska nuk e mbajti fjalën. Tashmë hymë në dhjetor ndërsa në qendër të Shkupit filluan të vendosën vetëm disa dekorime modeste. Nga qyteti i Shkupit, nuk morëm përgjigje se sa mjete janë ndarë për dekorimin e qytetit për festat e fund vitit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme