Që nga viti 2001 në Prizren organizohej Festivali i Këngëve për Fëmijë “Fluturat”. Festivali u organizua deri në vitin 2017. Nëpër këtë festival parakaluan fëmijë të talentuar, të cilët u bënë emra në muzikën shqiptare. Sivjet rikthehet ky festival pasi Kuvendi Komunal i Prizrenit ia ka dhënë shoqatës joqeveritare “I-Helix”.
“Festivali mori jehonën e një festivali mbarëkombëtarë dhe joshte edhe fëmijë nga e gjithë gjeografia shqiptare. Nëpër vite e bëri festivalin të jehonë anë e kënd trojeve shqiptare dhe e fitoi respektin të gjithë artdashësve për vlerat me të cilat përfaqësohej” tha Bukurie Krasniqi drejtoreshë e OJQ “I – Helix”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se ky Festival për Fëmijë, para katër vitesh Festivali u ndërpre. Pa ndonjë arsyetim, pa ndonjë vendim, në heshtje e ndalën Festivalin për fëmijë “Fluturat”. Jo natyrshëm fëmijëve iu mohua e drejta që ta kenë Festivalin e tyre.
“Kryetari aktual Shaqir Totaj premtoi se do ta rikthejë Festivalin “Fluturat”, dhe e mbajti fjalën”, tha Bukurie Krasniqi.
Festivali këtë vit rikthehet në skenë. Shaqir Totaj kryetar i Prizrenit ka vendosur ta rikthej Festivalin dhe ia ka besuar Shoqatës joqeveritare “I -Helix”, e cila i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të Festivalit “Fluturat” i cili këtë vit do të mbahet në muajin shtator.
“I – Helix” këto ditë do ta bëjë shpalljen e konkursit për këngë, të cilat do të marrin pjesë në Festivalin e sivjetmë. Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 18 këngëve konkurruese nga të cilat në mbrëmjen në të cilën do të mbahet Festivali do të shpallen më të mirët” tha Bukurie Krasniqi. /Zëri