Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës, ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, disa segmente rrugore në Tiranë do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve.


Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bllokimet do të nisin sot, më 5 qershor 2025, nga ora 22:00 dhe do të zgjasin deri nesër, më 6 qershor 2025, në orën 23:30.

Rrugët që do të jenë të bllokuara janë:

  • Segmenti nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me Bashkinë e Tiranës;
  • Rruga “Myslym Shyri”;
  • Rruga “Ibrahim Rugova”;
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Po ashtu, do të pezullohet funksionimi i vendqëndrimeve të autobusëve në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB).

Policia apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këto akse dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave përkatëse për të evituar vonesat dhe trafikun.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:

nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme