Festojnë me armë zjarri në ahengje familjare, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar për 24 orë pasi kanë shtënë me armë zjarri në ahengje familjare.

Sipas raportit të Policisë në Lipjan është raportuar se gjatë një ahengu familjar, një person ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, ka sulmuar zyrtarët policor.

Sipas njoftimit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishek me gas. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Prishtinë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kurse në Istog është arrestuar i dyshuari pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole), një karikator, dhe janë konfiskuar edhe 11 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme