Fetai: Me valixhe erdha, por s’kam ndërmend të iki – Taravari po “artanizohet”

Gazetare: Melihate Rustemi

“Unë nuk kam  parë, nuk kam dërguar ftesë, nuk kam parë as nënshkrimet e dy të tretave të kuvendarëve siç e kërkon statuti dhe ju e patë se si ai pseudokuvend që ishte thirrur si i tillë fillimisht degradoi në një  mbledhje me qytetarë në Kumanovë ku zgjodhën njëfarë shefi shtabi. Nuk ishte as kuvend, ishte një farsë politike, një cirk të cilin jemi mësuar ta shohim fatkeqësisht  me kryetarin tonë për javë me radhë. E dimë se e drejta ligjore, statutare është në anën tonë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në VLEN, të qëndrojmë në Qeveri dhe tu dalim zot shqiptarëve dhe tu dalim zot zotimeve që i kemi dhënë”

Duke komentuar ofendimet dhe fyerjet e bërë nga Taravari e Snopçe, Fetai shprehu keqardhje, duke thënë se po flasin me fjalorin e Artan Grubit, deklaroi Arben Fetai, Zv.kryeministër.

“Neve na vjen keq për “artanizimin” që ka ndodhur me ata shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim, Arben Taravari. Unë valixhet i kam marr për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu……Afrimi me BDI-në fatkeqësisht i çon në rrugën e artanizimit të cilën veç më po e shfaqin për shkak të nervozës me të cilën janë përballur kur e shohin se në ­çdo degë, në çdo forum partiak, qoftë të  forumi rionor, qoftë të forumi i gruas njerëzit janë duke I braktisur,” tha Arben Fetai, Zv.kryeministër.

Sipas zëvendëskryeministrit Fetai, ASH-ja nuk është për pazare në kompensim të kolltukëve të komunave.

“Nuk ka zgjedhje të dyfishta, do të ketë zgjedhje lokale me dy blloqe shumë të qarta. Kryetari ynë e ka trasuar rrugën e vet për te Ali Ahmeti si­ç e kishte trasuar kryetari paraprak. Ne ju urojmë fat. Ne jemi të bindur se në zgjedhjet që po vijnë koalicioni qeveritar dhe koalicioni VLEN në pjesën shqiptare do të fitojë në çdo komunë. Kur ti fal Ali Ahmeti gjashtë komuna dihet se çmimi që do e paguash është shumë fish më i madhe se ato gjashtë komuna”, tha Arben Fetai, Zv.kryeministër.

Edhe ish shefi i kabinetit të Arben Taravarit, Sabri Aziri reagoi pas shkarkimit të tij. Tha se vendimi ishte i padrejtë dhe i pa bazë nga partia. Ai shtoi se do t’i kundërvihet përpjekjeve për ndarjen dhe uzurpimin e Aleancës për Shqiptarët. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme