FIFI RRËFEN HISTORINË E DASHURISË ME `XH´: I KAM USHQYER VETES NJË DASHURI TË PAMUNDUR

Këngëtarja e dashur për publikun Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Kalifornia” promovoi këngën e saj më të fundit “Qaj”, si dhe zbuloi detaje rreth mesazhit dhe tekstit të këngës.

Fifi u shpreh se që pas momenteve kur i është ndarë zemra në dysh, tashmë nuk do të lejojë dikë të luajë me të.

“Dua të flas pak për këtë këngë. Është këngë që e kam shkruajtur pas gjithë atyre momenteve që më është ndarë zemra në dysh. Mendova që duhet të dilte një këngë si kënga “Qaj”. Në të them që dua të bëhem mirë dhe se nuk do të lë më asnjë njeri që të luajë me mua. Zakonisht ne femrat edhe i mbajmë lotët dhe në këtë rast është shpërthe o lot vu, nxirre të keqen edhe nisja ditës tjetër me pozitivitet.

Këngëtarja rrëfeu dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin “Xh”, të cilin e ka dashur.

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme