Filete pule me portokall

Një kombinim perfekt i filetove të pulës me portokall, xhenxhefil dhe spinaq. Shumë shije dhe plot vlera ushqyese në një pjatë të vetme.

Përbërësit:

4 fileto pule
1 portokall
200 gr spinaq
½ gotë  marmelatë portokalli
1 copë xhenxhefil të freskët
2 qepë të njoma
3 thelpinj hudhër
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
Kripë
Piper

Përgatitja:
Qëroni portokallin dhe prejeni në copa të vogla.
Vendosni një tigan me pak vaj në zjarr dhe skuqni filetot. Hidhni pak kripë, piper të zi dhe më pas gatuajini për rreth 8 minuta. Vendosini në një pjatë.
Në një tigan tjetër me 1 lugë gjelle vaj shtoni xhexhefilin dhe skuqeni për 1 minutë. Shtoni marmelatën e portokallit dhe përziejini herë pas here derisa të shkrihet.
Shtoni portokallin dhe uthullën në tigan dhe lërini të ziejnë për 2 minuta.Hidhni më pas edhe filetot e pulës.
Në një tigan tjetër skuqni hudhrat dhe spinaqin me pak kripë dhe piper të zi. Gatuajini për rreth 2 minuta.
Vendoseni spinaqin në një pjatë për servirje sëbashku me filetot e pulës./Shije.al

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme