Fillimi i Pontifikatit të Shenjtërisë së Tij Papa Leone XIV, reagon Elisa Spiropali: Bekimet e Hyjit qofshin me Atin e Shenjtë dhe me të gjithë ne

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali uron Papa Leone XIV për Meshën e Inaugurimit të tij që u mbajt këtë të dielë.


Screenshot_29“Ura dashurie, ura vëllazërie, ura dialogu urojmë të jenë bekimet e fillimit e vazhdimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së Tij Leone XIV, në këtë kohë plot trazira, pasiguri, vuajtje, rreziqe e konflikte”, shkruan Spiropali në Facebook.

Postimi i plotë

“Në profilin e Tij në rrjete sociale, Ati i Shenjtë ka të shkruar fjalën latine “Pontifex” që është emërtesa e Papës që prej fillimit të Mesjetës e do të thotë “Ai që ndërton ura”!

Ura dashurie, ura vëllazërie, ura dialogu urojmë të jenë bekimet e fillimit e vazhdimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së Tij Leone XIV, në këtë kohë plot trazira, pasiguri, vuajtje, rreziqe e konflikte.

Fjalët e Tij sot tingëllonin aq të vërteta dhe ftuese për hapjen e mendjeve të atyre që kanë mbi supe përgjegjësinë e fatit të popujve.

Fjala e vërtetë është zanafilla e çdo hapi drejt së mirës. Ungjilli i Gjonit na sjell në vëmendje se: “Fjala u bë njeri e banoi ndër ne… e … prej plotësisë së Tij të gjithë morëm hire e mbi hire”!

Paçin hirin e Hyjit të gjithë njerëzit vullnetmirë e paçim zemra e veshë të hapur të gjithë për të pritur mesazhet plot shpresë të Papës!

Bekimet e Hyjit qofshin me Atin e Shenjtë dhe me të gjithë ne, gjatë misionit të Tij hyjnor!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme