Shkup, 16 dhjetor – Në Gjykatën Penale të Shkupit filloi seanca gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike lidhur me ngjarjet para komunës Qendër në korrik të vitit 2013. Akuza është kundër 14 personave të cilët ngarkohen se kanë organizuar tubime të dhunshme para komunës Qendër për shkak të kontestimit të paralajmëruar të Planit detajor urbanistik nga ana e Këshillit të Komunës. Në mesin e të akuzuarve janë edhe ish kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja Daniella Rangellova, të cilët sot u paraqitën në Gjykatë. Përfaqësuese e Prokurorisë Speciale Publike është prokurorja Fatime Fetai, ndërsa gjykatëse është u.d. kryetarja e Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup, Tatjana Mihajllova. Prokuroria Speciale Publike e ngriti këtë rast më 15 shtator.