Ministrat e Çështjeve Evropiane të vendeve anëtare të BE-së mbërritën në Luksemburg në mëngjes për Këshillin e Punëve të Përgjithshme në të cilin të gjithë presin vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Disa ministra dërguan mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para fillimit të mbledhjes dhe kërkuan të mos bllokohen këto dy vende duke e marrë parasysh përparimin e arritur reformues i cili duhet të shpërblehet.
Bullgaria megjithatë tani për tani nuk jep shenja se do të bëjë lëshime edhe krahas përpjekjes diplomatike portugeze për ndërmjetësim, ndërsa shumica e vendeve anëtare nuk janë të gatshme t’i ndajnë Shkupin dhe Tiranën në këtë pjesë të procesit.