
Kryetari i sapo zgjedhur i Shkupit, Orce Gjorgjievski, mori zyrtarisht detyrën dhe njoftoi se do të fillojë menjëherë aktivitetet.
Shumë kamionë dhe punonjës të Higjienës Komunale u mblodhën në parkingun e sallës Boris Trajkovski për të filluar aksionin 72 orësh për pastrimin e qytetit nga mbeturinat, siç edhe paralojmëroi kryetari i sapo zgjedhur i Qytetit të Shkupit, Orçe Gjorgjievski.
“Dua të ju njoftoj se janë larguar laurat dhe qyteti është hapur për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mediat. Paralajmërojmë se do të fillojmë me aksionin masiv për pastrimin e kryeqytetit dhe siç mund ta vëreni në vendin ku ndodhemi sot, në parkingun para sallës sportive Boris Trajkovski, ka mbi 100 vetura operative që në 72 orët e ardhshme ta pastrojmë ashtu siç e meriton kryeqyteti jonë. Në mënyrë shtesë ka edhe 800 individë të cilët janë të përfshirë në aksion”. /Alsat.mk



