Fillon krijimi i ciklonit Gjenovian në Italinë veriore!

Siç po shihet në imazhet kompjuterike në Gjirin e Gjenoves kemi rënie të presionit atmosferik dhe kjo nënkupton krijimin e një mase ajrore ciklonike. Cikloni do të fillojë menjëherë të ndikojë në Slloveni duke destabilizuar atmosferën atje. Cikloni gjenovian është karakteristikë e muajve të vjeshtës, dimrit dhe pranverës së hershme dhe rrallëherë ndodhë gjatë verës.

Ky ciklon do të fuqizohet në detin Adriatik dhe do të rrugëtojë drejt Evropes juglindore dhe lindore duke destabilizuar motit. Së bashku me ciklonin vjen edhe fronti i ftohtë ajror.

Në premten territoret tona mbeten ende me mot me diell dhe në sektorin e nxehtë të masave ajrore ciklonike, ndërsa të shtunën fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore do të kemi ardhjen e një sistemi të fuqishëm frontal në kuadër të këtij cikloni i cili largohet drejt lindjes dhe verilindjes.

Stuhi të fuqishme dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë priten që nga sonte në Slloveni dhe pjesë të Kroacisë. Nesër në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më vonë në veri dhe perëndim të Serbisë.

Pasnesër të shtunën në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni Veriore dhe Luginë e Preshevës, pra të gjitha vendet do të preken nga reshje dhe rrebeshe lokalisht intensive. Normalisht reshjet nuk do të jenë të baraspeshuara./METEOBALLKAN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme