Ka nisur protesta në Prishtinë ku shumë qytetarë kanë dal për të kërkuar përmirësim të ajrit në kryeqytet.
Protesta është thirrur pasi Prishtina ka zënë vendin e parë si qyteti më i ndotur në botë.
Kjo ka bërë që edhe Komuna e Prishtinës të marrë masa bashkë me Ministrinë e Ambientit, duke i ndalur veturat të hyjnë në Prishtinë, raporton lajmi.net.