Fillon revolta ndaj Labinot Tahirit në AKR: Jep dorëheqje!

Përplasjet në AKR-në e qytetit të Ferizajit s’kanë të ndalur. Sekretari i Aleancës Kosova e Re në Ferizaj, Amir Rexhepi i ka reaguar Labinot Tahirit, pasi ky i fundit në një deklaratë televizive kishte përmendur emrin e tij dhe të disa personave të tjerë.

Sipas Rexhepit, Labi ka dhënë dorëhejqe nga gjitha funksionet e AKR-së.

“… nga pozita e nënkryetari te AKR-se ne nivel qendror ka dhëne dorëheqje, edhe nga dega e Ferizajt ka thëne se shume shpejt do te jap dorëheqje, unë qe 10 vite jam pjese e AKR-se dhe vazhdoj te mbroj interesat e votuesve te AKR-se ne Kuvendin Komunal te Ferizajt…”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 Reagim ndaj deklaratës se Labinot Tahirit!

Mbrëmë në një emision ne Tv Rrokum, ai tha qe do t’a largojmë Sekretarin e Degës Amir Rexhepin dhe te tjerët qe e përkrahen, unë nuk e di se ne cfare cilësie po jep deklarata, ai, se paku tri ose kater here ka thënë se po jap dorëheqje nga AKR.

Nga pozita e nënkryetari te AKR-se ne nivel qendror ka dhëne dorëheqje, edhe nga dega e Ferizajt ka thëne se shume shpejt do te jap dorëheqje, unë qe 10 vite jam pjese e AKR-se dhe vazhdoj te mbroj interesat e votuesve te AKR-se ne Kuvendin Komunal te Ferizajt, nëse është dikush fajtor per situatën ne te cilën është dega e Ferizajt, atëherë përgjegjësia bie mbi Kryetarin e deges Labinot Tahiri, pra nese dikush do te duhet te jap doreheqje eshte Labinot Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme