Ka filluar seanca ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili bashkë me disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje dyshohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht, tashmë është i gatshëm të përballet me drejtësinë.
Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shihet bashkë me Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, të katër këta të cilët sot e kanë seancën gjyqësore.
“Të përgatitur me e çmontu rastin gjyqësor politik”, ka shkruar Krasniqi në foton e postuar.
Të pranishëm në këtë seancë janë edhe sekretari i përgjithshëm i LVV-së, Dardan Molliqaj, deputetet Albulena Haxhi dhe Donik Kadaj-Bujupi, babai i Astit Deharit si dhe Sami Kurteshi./Arbresh.info