Fillon takimi Thaçi – Vuçiq në Bruksel

Ka filluar takimi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërjmetësimin e BE-së.

Maja Kocijançiç ka postuar një foto nga fillimi i takimit, që udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, transmeton Koha.net.

“Dialogu i lehtësuar nga BE: Federica Mogherini takohet me presidentët Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të diskutuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kujtojmë se kjo është cilësuar si faza e fundit e dialogut, nga e cila Kosova pret që të arrihet marrëveshje që i jep asaj ulëse në OKB. Në Kosovë nuk ka kompromis që Thaçi, që i kishte nisur si kryeministër negociatat me Serbinë, t’i vazhdojë ato në cilësinë e presidentit të vendit. Opozita dhe një pjesë e partive në pushtet nuk e përkrahin idenë që Thaçi t’i prijë negociatave, derisa ai ka thënë se e ka obligim kushtetues që të përfaqësojë Kosovën në këto bisedime.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme