Fillon zyrtarizimi i BDI – së si degë e LSDM’së

Dje, kryeministri Zoran Zaev ka përkrahur haptazi kandidatin e BDI – së për komunën e Çairit, Visar Ganiun duke bërë publike kështu edhe marrëveshjen e shumëpërfolur midis dy partnerëve në koalicionin qeveritar, LSDM dhe BDI.
Edhe deputeti i LSDM’së, Muhamed Zeqiri i cili tërë karrierën e tij politike e ngriti mbi akuzat që ia adresoi ndaj udhëheqësve të BDI – së duke i shpallur si fajtorët kryesorë të gjendjes së mjerë të shqiptarëve të Maqedonisë, në një intervistë për Lajm TV ka paralajmëruar edhe mundësinë që LSDM dhe BDI të garojnë në zgjedhjet parlamentare në koalicion të përbashkët.

Në një shkrim autorial, shkrimtari dhe publicist Kim Mehmeti ka shkruar se LSDM-ja morri mbështetjen e shumë votuesve shqiptarë, edhe atë jo pse atyre u ofroi diçka aq joshëse sa ata nuk kishin si ta refuzonin, por pse ata ishin të frustruar nga partitë e tyre, e veçanërisht nga gënjeshtrat disavjeçare të BDI’së.
“Drejtuesit e LSDM’së mirë e lexuan këtë frustrim të votuesve shqiptarë, andaj në vitin 2016, Zaevi atyre ua drejtoi thirrjen t’i bashkëngjiteshin në betejën kundër regjimit kriminel DPMNE-BDI. Dhe shumë shqiptarë iu bashkëngjitën dhe e ndihmuan që ta fitonte këtë betejë dhe të arrinte aty ku ndodhet sot – të vendosë për fatin e Maqedonisë. Që në ndërkohë të ndodh edhe e papritura: që sot, gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet vendore, i njëjti Zaev, t’i ftojë shqiptarët që ata të votojnë për kandidatët e BDI’së?! Me çka mbetet e paqartë se cili është Zaevi i vërtetë: ai që deri dje e luftonte regjimin kriminel DPMNE-BDI, apo ky i sotmi që donë ta forcojë BDI’në?”, ka shkruar Mehmeti.

Më tutje, Kim Mehmeti shkruan: Por megjithatë, kanë diçka të përbashkët Zoki i deridjeshëm dhe Zaevi i sotëm, e që e shpjegon veprimtarin e tij perverse politike ndaj shqiptarëve. E kjo është bindja e tij se mendësia dominante politike e votuesve shqiptarë, është e barabartë me atë të disa vëllezërve të tij partiak shqiptarë, е me të cilët fotografohet nëpër kafenetë e fshatrave të këtushëm. Nga edhe del përfundimi se nëse VMRO-DPMNE’ja, e ndihmuar nga BDI’ja, aq i poshtëroi shqiptarët , sa ata i trajtonte si pakurrizorë që u nënshtrohen rrugaçëve muskulorë dhe banditëve të BDI’së, drejtuesit e LSDM’së shkuan edhe përtej kësaj: filluan të besojnë se sido që ta kthesh, i mirë dhe politikisht i përdorshëm është vetëm shqiptari i korruptuar. Si dhe shqiptari që nuk mendon më larg se ta ketë numrin e telefonit të kryeministrit, e me të cilin mund të bisedojë kur të dojë, e për çka të dojë, si të ishin shok të së njëjtës bandë pulëvjedhësish të fshatit. Dhe prandaj pra ndodh, që kriminelët dhe vasalët e deridjeshëm të BDI’së, e që i shërbyen VMRO-DPMNE’së – pasi kaluan nëpër lavatriçen e LSDM’së – sot të bëhen ‘reformatorë ’dhe vëllezër të në gjaku të LSDM’së!/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme