Në Strugë u hap mbrëmë edicioni i 59-të i poezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë” në kushte pandemie, me praninë e dhjetëra poetëve të huaj, të cilët lexuan poezitë në distancë përmes video prezantimeve.
Në fillim të manifestimit në Hotelin “Drini” u lexua poezia e njohur “Malli për jugun” nga poeti i mirënjohur strugan Miladinov, edhe ate në gjuhët maqedonase, shqipe, angleze dhe franceze.
Në kuadër të këtij manifestimi u prezantua edhe fitues i sivjetshëm i çmimit “Kurora e Artë”, poeti izraelit Amir Or. Në mungesë të pjesëmarrjes poeti Or do të jetë i pranishëm përmes një video lidhjeje. (INA)