‘Filma’ në Prishtinë: Policia gjuhet me armë me hajnat

Pak pas orës 01:15 në mesnatë, disa hajna kishin vendosur të futen për të vjedhur marketin ‘Albi’ në fshatin Bardhosh të Prishtinës.


Mirëpo, ata nuk kishin kaluar aq lehtë si edhe e kishin menduar, shkruan gazetametro.net.

Në vendin e ngjarjes kishe arritur Policia e Kosovës, e cila i kishte kapur në flagrancë. Aty kishin nisur edhe të shtëna mes hajnave dhe Policisë.

Policia akoma nuk ka folur për rastin dhe nuk ka dhënë detaje. Akoma nuk dihet, po ashtu, se a është ndonjë i lënduar me këtë rast.

Ndryshe, kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e vjedhjeve nëpër markete e banka. Vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 10 raste të tilla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme