Filmi ‘Babai’, në garën kryesore në Nuovo Cinema Europa Festival

Krahas filmit “Babai”, në garë për festival janë edhe “Brooklyn” nga Pascal Tessaud, “Murderous Tales” nga Jan Bubenicek dhe “One of us” nga Stephan Richter.

Filmi “Babai”, me regji nga Visar Morina, është një nga katër filmat që këtë vit konkurron për Çmimin e Jurisë dhe atë të publikut në Nuovo Cinema Europa Festival.

Edicioni i shtatë i festivalit do të nisë me 21 nëntor në Genoa të Italisë, ndërsa ndahet në gjithsej dy kategori dhe tetë filma.

Filmi bën fjalë për personazhin Nori (Val Maloku) i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Krahas filmit “Babai”, në garë për festival janë edhe “Brooklyn” nga Pascal Tessaud, “Murderous Tales” nga Jan Bubenicek dhe “One of us” nga Stephan Richter. /KultPlus.com 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme