Filmi i FDH-së që tregon krimet e Dikoviqit në Kosovë, i ndaluar në Serbi

Fondi për të Drejtën Humanitare, zbulues i krimeve të shefit aktual të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq në Kosovë, ka xhiruar një film për këto krime e të cilat shteti serb, përmes gjykimit që i bëri drejtoreshës Natasha Kandiq, u përpoq të mohonte krimet dhe të shfajësonte gjeneralin e vet pjesëmarrës lufte në Kosovë, transmeton Koha.net.

FDH, pasi që televizione serbe refuzuan ta emetonin filmin që dëshmon krimet kundër civilëve në Kosovës, e postoi këtë film në kanalin e vet të Youtube

Filmi tregon se në zonën e përgjegjësisë të Brigadës 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar varrezat masive në Serbi. atëbotë me brigadën komandonte shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. Ai asi dhe as pjesëtarët e njësisë së tij kurrë nuk janë përgjigjur për këtë krime.

Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare „Ljubiša Diković i 37. brigada na Kosovu“ (“Lubisha Dikoviq dhe brigada 37 në Kosovë”), janë paraqitur dëshmitë për praninë dhe për rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve bë Izbicë, Qirez, Shavarinë, Rezallë dhe në fshatra të tjera në rajonin e Drenicës e që më parë ishin përshkruar edhe në dosjet “Ljubiša Diković” dhe “Rudnica”.

Shumë televizione në Serbi, përfshirë edhe transmetuesit publikë Radio-Televizija Srbije dhe Radio-Televizija Vojvodine, kanë refuzuar dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës që ta shfaqin filmin.

Për këtë arsye ai do të jepet në sajtin dhe në kanalin e youtube të Fondit për të Drejtën Humanitare, sot, më 21 shkurt.

Në fillim të filmit, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq akuzon autorët e filmit dhe shfajëson autorët e krimeve gjatë lutës në Kosovës .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme