Ky aksident me fatalitet, ka ndodhur në qytetin Liujiang në provincën Anhui në Kinë, transmeton Telegrafi.
Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur të rinjtë që ishin brenda veturës luksoze Audi R8, po udhëtonin nëpër autostradë duke vozitur 320 kilometra në orë.
Pas disa sekondave, në video shihet vetura e shkatërruar plotësisht e cila ishte përplasur me rrethojën e hekurt mbrojtëse, ndërkaq raportohet se që të dy personat që ishin brenda veturës kanë mbetur të vdekur në vend.