Finalja e Conference League/ Tifozët dhe turistët ndezin atmosferën në sheshin ‘Skënderbej’ me Birra Korça dhe Tirana!

Tirana ka nisur përgatitjet prej disa ditësh për të pritur finalen e madhe të Conference League midis Romës dhe Feynordit që do të mbahet ditën e mërkurë më 25 maj.

Ndërkaq, turistët dhe tifozët e ardhur po shijojnë atmosferën e krijuar në kryeqytet, konkretisht në sheshin ‘Skërnderbej’.

Ata janë duke shijuar atmosferën e krijuar para ndeshjes me Birra Korça dhe Tirana, dy nga birrat më të kërkuara nga turistët e huaj që kanë zbarkuar që sot për të qenë pjesë e finales së madhe të 25 majit.

Nga ana tjetër, në stadiumin ‘Air Albania’ po provohen elementet e koreografisë në një fushë me bar dhe nën ndriçimin e projektorëve, për t’u përshtatur sa më mirë me kushtet e impiantit.

Simulimi i shfaqjes po kryhet në një nga fushat e përfunduara në “Shtëpinë e Futbollit”, zyrat e FSHF-së, ku po bëhen përgatitjet në mënyrë që gjithçka të shkojë në perfeksion./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme