Financat, pengesë për zbatimin e Ligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive

Ligji për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore që është miratuar në korrik të vitit 2015 ende nuk ka arritur të zbatohet në tërësi. Moszbatimi i këtij ligji arsyetohet kryesisht me koston e lartë financiare, shkruan sot Koha Ditore.

Për të shmangur problemet në implementim, Komisioni për zhvillim ekonomik ka premtuar se nga e mërkura (sot), do të nisin monitorimin e ligjit, proces ky që do të zgjasë rreth dy muaj.

Vetëm televizioni publik pritet që të mbështetet nga shteti për procesin e digjitalizimit, ndërsa mediat e tjera duhet të investojnë në pajisje për kalimin nga sistemi analog në atë digjital.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme