Rishikimi i buxhetit është tepër optimist. Norma e inflacionit mund të jetë më e lartë, dhe rritja ekonomike më e ulët.
Ky është vlerësimi fillestar i ekspertëve për propozim rishikimin e arkës së shtetit. Kostot joproduktive nuk janë shkurtuar sa duhet, transfertat sociale janë rritur shumë, dhe mund ta përkeqësojnë më tej inflacionin, thotë Bllagica Petreski nga Instituti për Kërkime Ekonomike, Finance Think.
“Pritjet janë që produkti i brendshëm bruto të jetë me normë më të ulët, ndërsa norma e inflacionit të jetë më e lartë se e parashikuara. Subvencionet pritej të rriteshin për t’u përballur me krizën energjetike dhe inflacionin, por rritja prej 40 për qind është shumë e madhe dhe ende ngelen mangësitë e subvencioneve që lidhen me shënjestrimin e pamjaftueshëm”, tha Bllagica Petreski, Instituti për Kërkime Ekonomike “Finance Think”./ Alsat.mk