Ofrohet aplikacion në gjuhën shqipe për ata që duan të punojnë dhe jetojnë në Finlandë.
Ambasada e Finlandës sot ka publikuar aplikacionin në gjuhën shqipe që mund të shkarkohet në IOS/Android, që ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare të Ambasadës së Finlandës, bëhet e ditur se përmes këtij aplikacioni ofrohen informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë.
“Aplikacioni ofron informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë. Gjithashtu ju ndihmon të gjeni palët kontaktuese që mund t`ju ndihmojnë nëse dyshoni që jeni keqtrajtuar apo mashtruar nga punëdhënësi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.