Firmoset marrëveshja për stacionin e filtrimit të ujërave të zeza në kryeqytet

Gazetare: Evi Shkopi

U finalizua marrëveshja për grantin më të madh që vendi ka marrë nga Bashkimi Evropian, para të cilat do të shfrytëzohen për ndërtim të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në kryeqytet. Ministrja e Mjedisit Jetësor Kaja Shukova tha se impianti për pastrimin e ujërave që do të ndërtohet me grantin prej 70 milion eurosh do të mundësojë trajtimin  primar dhe sekondar të ujërave të zeza në Shkup, i cili do t’i plotësojë kërkesat minimale të Direktivës së BE-së për trajtimin e ujërave të zeza urbane. Megjithatë theksoi se ky mbetet një proces sfidues.

“Tani mbeten detyrimet e përbashkëta me partnerët tanë, Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Gazi Babës në pjesën e procesit për shpronësim dhe formimi i planit urbanistik dhe dokumentacionit  dhe sigurisht nënshkrimi i marrëveshjeve për ndërtim dhe mbikëqyrje nga ana e Ndërmarrjes Publike “ Ujësjellës dhe Kanalizime”, u shpreh Kaja Shukova- minisrtre e Mjedisit Jetësorë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se marrëveshja për fillimin e punimeve dhe mbikëqyrësin e projektit do të firmoset pas pak ditësh.

“Ditët në vazhdim pritet që të nënshkruhet marrëveshja, megjithatë asnjë ditë me herët apo më vonë nga procedurat formale që legjislativa në vendin tonë parashikon. Të gjitha procedurat që duhet të përfundohen nga ana e institucioneve tona duhet të mbarojnë. Pra nuk ka të bëjë me atë nëse, kur dhe si do të kryhet procedura”, deklaroi Danella Arsovska.

Ambasadori evropian Gir konfirmoi se granti është një shembull tjetër praktik i mbështetjes së BE-së për Maqedoninë e Veriut.

“Pas vënies në punë, impianti i trajtimit do të mund të trajtojë dhe pastrojë në mënyrë të sigurt ujin për 540 mijë banorë. Uji i trajtuar do të ketë cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane. Do të reduktohet gjithashtu rrjedhjet, kështu që 70 për qind e ujit do të mund të përdoret, gjë që është thelbësore në një periudhë ndryshimesh klimatike dhe rritje të popullsisë urbane. Gjithashtu do të ndihmojë që uji nga lumi Vardar, i cili rrjedh nga Shkupi në detin Egje, të jetë më pak i ndotur”

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes  për grantin sot reaguan nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thanë se  ky projekt i rëndësishëm për Shkupin u sabotua drejtpërdrejt nga Danela Arsovska dhe LSDM duke manipuluar rrejshëm se është kriminal dhe se kuadrot e VMRO-DPMNE-së i kanë duart në mjaltë. Sipas tyre se gjithçka ka qenë në rregull e vërtetoi edhe nënkryetarja r Bankës Evropiane për Investime, e cila tha është një projekt i qartë kristal. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme