Kjo, për faktin se të gjitha arkat fiskale të viteve të lartpërmendura nuk mund të funksionojnë në sistemin e ri që pritet të vendoset së shpejti.
Drejtuesit e Administratës Tatimore të Kosovës thonë se të gjitha pajisjet janë rilicencuar bazuar me Udhëzimin Administrativ 01/2015 .
Sipas tyre, vetëm softuerin dhe serverin që do ta blejë ATK-ja do të jetë pa kosto për bizneset.
I njëjti nuk e ka përjashtuar mundësinë e futjes edhe të ndonjë kompanie tjetër që do të shesë arka fiskale dhe nuk ka mundur të japë garancion se sistemi i ri do të jetë i sigurt nga ndërhyrjet e ndryshme siç mund të jenë hakerët.
Ai ka bërë të ditur se deri më 5 maj ekipi përgjegjës do ta përgatisë draftin fillestar të projektligjit.
Këto të dhëna bien ndesh me një deklarim të ministrit të Financave, Avdullah Hoti, të dhënë më 3 prill.
Ndërkohë, mbi 800 biznese kanë nënshkruar peticionin, duke kërkuar nga Ministria e Financave dhe ATK-ja që të mos ndërmarrë hapin për realizimin fiskalizimi të ri.
Bizneset po kundërshtojnë çfarëdo kosto shtesë për fiskalizim, të cilën e konsiderojnë të panevojshme, duke marrë për bazë se përmes arkës fiskale deklarojnë çdo shitje dhe të njëjtën e raportojnë në ATK.
Të njëjtit kanë paralajmëruar se këtë proces do ta kundërshtojnë në çfarëdo forme.
© KOHA.