Fisnik Ismaili nervozohet me Albulena Haxhiun: Tipka deri tash i kish qepu secilës ministre që e kish bë këtë gjest

Ish-bashkëpartiaku i ministres Albulena Haxhiu, Fisnik Ismaili, i ka reaguar kësaj të fundit pasi keqpërdori veturën zyrtare, duke thënë se po ta bënte këtë ndonje ministre tjetër, kjo do të kritikonte shumë.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ismaili ka thënë se Haxhiu do ta përmendte këtë edhe në Kuvend.

“Kam jetue boll gjatë, me i pa shumë që, qeshtu, me cikërrima e nisin, qysh e arsyetoi zavenci, e ku me e dijtë ku e bitisin. Uroj që përfundon qetu.Vetëpërmbajtja, sidomos kur je në pushtet, është e para cilësi njerëzore që nisë me u shalakatë. Të paktë janë ata që janë sprovue boll, e dijnë me e menaxhue”, ka shkruar ai tutje.

Postimi i plotë:

Tipka jo veç që i kish shkrue deri tash katër statusa tuj i qepue cilësdo ministre që e kish ba këtë gjest, por edhe s’e kish lanë pa e përmendë të paktën dy herë në fjalime në Kuvend.
Kam jetue boll gjatë, me i pa shumë që, qeshtu, me cikërrima e nisin, qysh e arsyetoi zavenci, e ku me e dijtë ku e bitisin. Uroj që përfundon qetu.Vetëpërmbajtja, sidomos kur je në pushtet, është e para cilësi njerëzore që nisë me u shalakatë. Të paktë janë ata që janë sprovue boll, e dijnë me e menaxhue.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme