Fjalim historik/ Merkel: Sakrifikimi i lirive dhe të drejtave, vendimi më i vështirë i jetës

Në deklaratën qeveritare para Bundestagut sot, kancelarja gjermane u bëri thirrje gjermanëve për durim e disiplinë për të mos e humbur atë që është arritur. Gjermania është gati të paguajë shumë më të larta për BE

Fjalimi i kancelares Merkel sot në Bundestagun e rralluar për shkak të Coronës u ndërpre disa herë nga duartrokitjet. Në krizën e Coronës ajo bëri thirrje që të mos hiqet dorë nga disiplina dhe durimi. Shifrat e infeksioneve të reja janë në rrugën e duhur, por ky është një sukses i ndërmjetëm, tha Merkel. “Pikërisht sepse shifrat të japin shpresë, ndjehem e detyruar të them, se ky rezultat i ndërmjetëm është i brishtë.

Ne lëvizim në një shtresë të hollë akulli, mund të thuash edhe shumë të hollë akulli”. Nuk jemi në fazën e fundit por të parë pandemisë, tha Merkel. Kjo është e vërteta. Sidomos me “përqëndrim dhe durim” në fillim mund të mënjanojmë që “të kalojmë nga një shutdown në tjetrin apo të izolojmë grupe njerëzish me maj e të jetojmë me gjendje të tmerrshme në spitalet tona”, tha Merkel.

Në fjalimin e saj Merkel theksoi, se nuk ka pasur vendim më të vështirë në mandatin e saj si kancelare, se sa ai që mori për sakrifikimin e disa të drejtave e lirive personale. Kjo pandemi është një mbingarkesë për demokracinë, u shpreh Merkel. Por kufizime të forta janë të nevojshme. Ato janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu. Merkel kritikoi landet gjermane që pas ujdisë mes federatës e landeve ndoqën secili rrugën e vet, si për shembull në drejtim të mbajtjes së detyruar të maskës.

Europa -fati ynë i përbashkët

Europa dhe kriza në të cilën po i fut Corona vendet e Bashkimit Europian ishte po ashtu në fokus të fjalimit të kancelares gjermane. Merkel tha, se në dy vitet e ardhshme do jenë të nevojshme shuma më të mëdha në buxhetin europian që edhe vendet e tjera të rimëkëmben. Programet ekonomike do të duhet të japin impulse për ekonominë europiane. Ne jemi një bashkësi që na lidh fati i përbashkët e duhet ta tregojmë këtë këto ditë të pandemisë. “Europa nuk është Europa nëse nuk e kupton veten si Europë e nëse nuk ndihmon në raste emergjente”, theksoi Merkel. Nuk duhet të kemi iluzione, do jetë një periudhë e gjatë e vështirë.

Merkel u shpreh kundër borxheve të përbashkëta në BE për përballimin e krizës. Edhe sikur të jetë vullneti politik, për këtë duhet të vendosin parlamentete e shteteve anëtare për dhënien e një pjese të kompetencave buxhetore të BE. Por “ky do të ishte një proces që kërkon shumë kohë dhe jo një proces që ndihmon drejtpërdrejt në situatën aktuale”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme