Seanca e sotme parlamentare u zhvillua me debate të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me taksën e vendosur për kalimin në rrugën e Kombit.
Por në replikë me Bashën, Rama ka përdorur disa fjalë që sipas tij i përkasin një poezie, por në të vërtet është një fjalor aspak i denjë për një kryeministër.
Sali Berisha publikon videon e fjalës së Ramës duke u shprehur se kjo është gjuka e përçmimit që përdor kryeministri.
“Kjo eshte gjuha e perçmimit dhe poshterimit te njerezve te thjeshte qe Edvin Kristaq Rama perdori ne parlament!
Vleresojeni vete!”, shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/981016818725892/
Edhe për deputetin e PD-së, Bardh Spahia është një lajthitje e kryeministrit.
“Nuk mundet dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër kur fillojnë ato kërcënimet, “shiko se do ngrihen këta dhe do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”. Është poezi që e di doktori. Pyeteni doktorin se e di mirë ai”, tha Rama në parlament.
Ndërsa në përgjigje të këtyre fjalëve deputeti Spahia shkruan se për herë të parë në histori Rama ofendon popullin që duhet ta drejtojë.
“Per here te pare ne historine e Shqiperise kryeministri ofendon publikisht popullin te cilin duhej te drejtonte.
Duke ju referuar fjales se kryetarit te opozites i cili tha se do perballej me ngritjen popullore per taksat tejet te larta, kryeministri me i turpshem i historise se Shqiperise tha: “Kjo puna e popullit eshte si puna e atij muhabetit qe i thua atij te shkretit ngrihu ngrihu por me kot se ai nuk ngrihet e rri me koke poshte”.
I turpshem, i pamoralshem dhe qartesisht ofendues ne krahasimin e tij tejet vulgar”, shkruan Spahia.